Aktualitet

U arratis ‘nën hundën’ e policisë, shtëpia ku qëndronte Fjolla Morina ka komisariatin përballë, dëshmitë: Shefat pi

20 Janar 2021, 19:57 Nga DOSJA
U arratis ‘nën hundën’ e policisë, shtëpia ku

KUKËS– Arratisja e këngëtares Fjolla Morina është kryer ‘nën hundën e policisë’. Dosja.al ka mësuar se përballë shtëpisë ku këngëtarja ishte vënë në masën “arrest shtëpie”, ndodhet Komisariati i Policisë së Kukësit.

Në çdo moment që Morina mund të donte të bënte ndonjë dalje apo lëvizje, nuk kishte si u shpëtonte syrit të efektivëve blu. Banorët e zonës janë shprehur për Dosja.al se shefat e drejtorët e Policisë së Kukësit e konsumonin kafenë pikërisht në katin e parë të pallatit ku ishte kyçur këngëtarja.

“Këtu e pinin kafenë shefat dhe drejtorët. Edeh efektivët këtu rrinin,”- janë shprehur banorët e zonës.

Për këto arsye, mbetet e pa shpejgueshme, se si me gjithë këtë vëzhgim, Fjolla Morina arriti t’ja mbathte e të zhdukej nga qyteti Verior. Pasditen e sotme, forca të shumta policie shkuan në shtëpinë e këngëtares por nuk e gjetën aty dhe mbetën pas dere.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arratiset fjolla morina fjolla morina arratiset fjolla morina fjolla morina

Sondazh

Poll