Aktualitet

Defekti në fider lë katër lagje të Tiranës pa energji elektrike

20 Janar 2021, 20:30 Nga DOSJA
Defekti në fider lë katër lagje të Tiranës pa energji

TIRANË– Katër lagje të qytetit të Tiranës kanë mbetur pa energji elektrike. Sipas njoftimit të OSHEE-së, zona si “Komuna e Parisit”, zona e Kompleksit “Dinamo”, e Gardës dhe rruga e Kosovarëve nuk po furnizohen me energji elektrike.

Kjo gjë ka ardhur pas një defekti në fider. OSHEE-ja shton më tej në njoftim se grupet po punojnë për riparimine defektit.

“Për shkak të një defekti në fiderin 330/NST Selitë kanë mbetur pa energji disa zona si “Komuna e Parisit”, zona e Kompleksit ” Dinamo” dhe Gardës, rruga e Kosovarëve. Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit. Deri ne eliminimin e avarisë po veprohet për furnizimin e këtyre zonave përmes NST Qendër,”- thuhet në njoftim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tirana pa drita tirana pa drita

Sondazh

Poll