Sport

Ndërpret ndeshjen se i shkohet në tualet, arbitri ‘dëbohet’ për veprimin (VIDEO)

30 Prill 2019, 09:59 Nga DOSJA
Ndërpret ndeshjen se i shkohet në tualet, arbitri

PORTUGALI– Futbolli është një nga sportet më argëtues në botë, por ndodh që në një ndeshje të ketë skena njerëzore, por të papritura, që shkaktojnë të qeshura pa fund. I tillë ishte dhe rasti i arbitrit, që la lojën në mes për të shkuar në banjë.

Një moment i tillë ndodhi në Premier Ligën e Portugalisë gjatë ndeshjes mes Chaves dhe Nacional. Një nga gjyqtarët ndihmës duhej ta ndalte lojën për tre minuta për të shkuar në banjo.

Kjo ndodhi në minutën e 55 të lojës ku arbitri vrapoi në mes të fushës për të lënë flamurin e tij dhe për të shkuar në tualet. Një nga asistentët i dha atij një objekt në momentin kur u largua nga fusha. Shumë menduan se ishin çelësat e banjës.

Pas kësaj, arbitri u rikthye në lojë dhe me një ‘shaka të kripur’, gjyqtari qendror e dëboi atë duke shkaktuar të qeshur në ndihmësit e lojës.

Ndeshja në fjalë përfundoi me fitoren e Chaves, e cila mundi 3-1 Nacional-en. 


Marrë dhe përshtatur nga: W radio

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arbitri ndërpret ndeshjen dëbohet i shkohej në tualet portugali arbitri ndërpret ndeshjen dëbohet i shkohej në tualet portugali

Sondazh

Poll