VIDEO/ Duhej Apolonia që Kukësi të rikthehej te fitorja, Skënderbeu i hap probleme Laçit, Teuta i falet Bregut
20 Janar 2021, 15:12Nga DOSJA
SHQIPËRI– Kukësi merr një sukses të rëndësishëm pas 6 ndeshjesh rradhazi pa fitore. Skuadra verilindore triumfoi 1-3 ndaj Apolonisë në Fier, ku u zhvillua një ndeshje e hapur me raste të shumta në të dyja portat, por që fati ndihmoi më shumë skuadrën mike.Agim Ibrahimi shënoi me 11-metërsh në minutë e 15-të, pas një prekjeje të topit me dorë nga mbrojtja vendëse.
Pavarësisht golit të pësuar, skuadra fierake nuk u dorëzua dhe në minutën e 60-të gjeti golin e barazimit me Smaçin, me një goditje fantastike nga jashtë zonës, e cila përfundoi aty ku bashkohet shtylla me traversën, duke e lënë të palëvizur portierin Xhika. Nëpërmjet një kundërsulmi të shpejtë, në minutën e 76-të, Peposhi, i shërbyer nga Leira, shënoi golin e dytë për Kukësin, që pesë minuta më vonë siguroi fitoren 1-3 me finalizimin e Ezesë.
LAÇI-SKËNDERBEU 1-1
Tjetër rezultat i papranueshëm për Laçin, pas humbjes me Apoloninë në Fier. Skuadra e Shpëtim Duros barazoi 1-1 me vendin e fundit, Skënderbeun, duke humbur më shumë terren ndaj grupit të skuadrave kryesuese. Meksi kaloi në epërsi ekipin korçar në fundin e pjesës së parë, por kurbinasit u kthyen në lojë me penalltinë e shndërruar në gol nga Nëabueze në fillim të pjesës së dytë. Edhe pse pati më shumë se 40 minuta lojë në dispozicion për të marrë fitoren, Laçi nuk ia doli të ndëshkonte për herë të dytë Skënderbeun.
KASTRIOTI-TEUTA 0-1
Teuta fitoi 0-1 në Kamzë ndaj Kastriotit, me golin e mrekullueshëm të Dejvi Bregut në minutën e 72-të nga goditja e lirë.Më herët “Djemtë e Detit” i ishin afruan ndjeshëm golit me Vilën e Kuron, pa harruar dhe rastin e pjesës së parë me Avdylin. Durrsakët janë në vendin e 2-të 9 pikë larg nga Vllaznia kryesuese.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BALLSH- Vllaznia merr një tjetër fitore për infarkt. Në javën e 15-të të Superiores, kuqeblutë fitojnë 1-0 ndaj Bylisit vetëm në sekondat e fundit. Një pjesë e ...
TORINO-Cristiano Ronaldo dhe presidenti i Real Madrid Florentino Perez janë takuar sërish pas lamtumirës në vitin 2018. Gazeta spanjolle Marca raporton disa det...
ROMË-Paolo Fonseca është shumë drejt largimit nga stoli i Romës dhe presidenti i klubit, Dan Friedkin ka një emër në krye të listës së kandidatëve dhe ai ë...
SHQIPËRI-Katër ndeshje të Superiores po luhen për javën e 15-të të kampionatit shqiptar. Vllaznia që kryeson po luan me Bylis me pjesën e parë që përfundoi...
TIRANE – Partizani do të presë nesër Tiranës, në të ashtuqauajturin derbi i kryeqytetit, takim që do të zhvillohet në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Are...
TIRANE – Nesër në mbrëmje, duke nisur nga ora 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena” luhet derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana. Para saj, në konferencë për s...
FIER – Apolonia e Superiores po bëhet gjithnjë e më tepër italiane. Pas trajnerit dhe ndihmësave, tashmë skuadra fierake do të marrë edhe një drejtor tekn...
Sport19 Janar 2021, 23:02
ITALI- Pas derbit të humbur me Lazion, Roma zhgënjen sërish përballë Spezias. Skuadra verdhekuqe u eleminua me shifrat 4-2 pas 120 minutave lojë.Roma e nisi në ...
ANGLI-Leicester mund të përsërisë sezonin 2015-2016 kur në atë vit “dhelprat” fitonin Premier League nën drejtimin e Claudio Ranierit. Këtë herë “viktimë” ishte...