Sport

Rezultatet nuk flasin për Fonsecën, Marash Kumbulla mund të stërvitet nga trajneri që shpalli kampion skuadrën e…

20 Janar 2021, 14:06 Nga DOSJA
Rezultatet nuk flasin për Fonsecën, Marash Kumbulla mund të

ROMË-Paolo Fonseca është shumë drejt largimit nga stoli i Romës dhe presidenti i klubit, Dan Friedkin ka një emër në krye të listës së kandidatëve dhe ai është Massimiliano Allegri. Në realitet, tekniku nuk e ka problem të zgjedhë Romën. Është qyteti ku jeton partnerja e tij, Ambra Angiolini, dhe nuk është shumë larg Livornos, ku jeton djali i tij.

Çudia e vetme mund të vi nga thashethemet se Allegri mund të rikthehet te Juventus, në rast të shkarkimit të Andrea Pirlos. Dihet që tekniku livornez vazhdon të ruajë mardhënie të mira me familjen Agnelli dhe kthimi në Torino do të ishte diçka e bujshme.

Zgjidhja e Romës, në çdo rast, do të ishte një mundësi e shkëlqyeshme për të pajtuar jetën private me punën. Emrat e tjerë të kombinuar me verdhekuqtë duken hipoteza shumë të komplikuara. Maurizio Sarri vështirë se do të ulej në stol, ndërsa një kthim i bujshëm (i treti) i Spallettit do të pritet keq nga shumë tifozë që e shohin atë si vrasësin e Francesco Tottit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport allegri fonseca kumbulla roma allegri fonseca kumbulla roma

Sondazh

Poll

Sport 19 Janar 2021, 23:02

ITALI- Pas derbit të humbur me Lazion, Roma zhgënjen sërish përballë Spezias. Skuadra verdhekuqe u eleminua me shifrat 4-2 pas 120 minutave lojë.Roma e nisi në ...