Sport

Mandzukiç: “Milan, mos u shqetëso, unë dhe Ibra jemi të uritur për fitore!”

20 Janar 2021, 10:09 Nga DOSJA

ITALI – Sulmuesi Mario Mandzukiç, të martën u prezantua si futbollisti më i ri i Milanit dhe pasdite zhvilloi seancën e parë stërvitore nën drejtimit e Stefano Piolit. Edhe pse 34-vjeçari kroat ka kohë pa ndeshje, gjendja e tij fizike ishte optimale, i gatshëm për në fushën e blertë të futbollit, ku do të mbajë fanellën me numër 9 të përzgjedhur.

“Kam punuar shumë për të merituar ftesën nga Milani. Kush më njeh e di se sa jam stërvitur për t’u rikthyer të luaj në një ekip të madh. Milani nuk duhet të shqetësohet, unë jam gati,”- ka deklaruar Manzukiç në mikrofonat zyrtarë të medias kuqezi.

I ashtuquajturi “SuperMario” është “i uritur” për të zbritur në fushë dhe po pret me padurim të rifillojë përkrah Zlatan Ibrahimoviçin, të cilin jo vetëm që e vlerëson, por edhe do të përpiqet t’i shëmbëllejë .

“E kam ndjekur Zlatanin që kur ishte shumë i ri, jam i lumtur që luaj në të njëjtin ekip me të. Të dy jemi të uritur për fitore, mendoj se do të bëjmë shumë mirë së bashku. Ai është akoma një kafshë dhe i tillë do të përpiqem të jem dhe unë,”- ka thënë ndër të tjera milanisti më i ri, kroati Mario Manzukiç, që edhe pse është marrë si një zëvendësues i Ibras, me gjasa mundet të luajnë edhe të dy të majë të sulmit të Milanit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mario manzukic milanisti me i ri sulmuesi kroat zlatan ibrahimovic mario manzukic milanisti me i ri sulmuesi kroat zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll

Sport 19 Janar 2021, 23:02

ITALI- Pas derbit të humbur me Lazion, Roma zhgënjen sërish përballë Spezias. Skuadra verdhekuqe u eleminua me shifrat 4-2 pas 120 minutave lojë.Roma e nisi në ...