Sport

VIDEO/ Vllazni e çmendur! Sekondat e fundit të bëjnë me zemër, Bylis gjithë zemërimin e ka me arbitrmin

20 Janar 2021, 14:56 Nga DOSJA
VIDEO/ Vllazni e çmendur! Sekondat e fundit të bëjnë me

BALLSH- Vllaznia merr një tjetër fitore për infarkt. Në javën e 15-të të Superiores, kuqeblutë fitojnë 1-0 ndaj Bylisit vetëm në sekondat e fundit. Një pjesë e parë që përfundoi me shifrat 0-0,ndërsa rastet në këtë fraksion ishin me pikatore. Në të dytën Vllaznia u mundua të ngacmonte disi vendasit, ndërsa Bylis u mbrojt me forca të shumta. Në minutën e 93-të futbollisti i Bylisit Ujka u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak.

Teksa po luhej minuta e fundit e kohës së rregullt, sulmuesi Hoxhaj përfiton në zonë dhe me kokë ndëshkon kundërshtarët. I gjithë kampi kuqeblu shpërthen në festë, një trepikësh që mund të rezultojë shumë i rëndësishëm për fatet e kampionatit, duke qenë se i jep edhe më shumë besim skuadrës për të vazhduar në rrugën e sukseseve.

Drejtuesit e skuadrës ballshiote së bashku me trajnerin Dovedan kërkun një goditje dënimi në atë moment dhe të tunelin e stadiumit pati një debat me zyrtarët e ndeshjes.Për Vllazninë, kundërshtari më i afërt mbetet nëntë pikë larg (Teuta), ndërsa Bylisi ngelet në vendin e tetë me 12 pikë, po aq sa Apolonia e parafundit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis vllaznia bylis vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 19 Janar 2021, 23:02

ITALI- Pas derbit të humbur me Lazion, Roma zhgënjen sërish përballë Spezias. Skuadra verdhekuqe u eleminua me shifrat 4-2 pas 120 minutave lojë.Roma e nisi në ...