Sport

Ronaldo dhe Florentino Perez bëjnë paqe duke u takuar në Torino, gazeta Marca tregon skenare të reja: Portugezi ka folur pë

20 Janar 2021, 14:33 Nga DOSJA
Ronaldo dhe Florentino Perez bëjnë paqe duke u takuar në Torino,

TORINO-Cristiano Ronaldo dhe presidenti i Real Madrid Florentino Perez janë takuar sërish pas lamtumirës në vitin 2018. Gazeta spanjolle Marca raporton disa detaje të takimit, numri një i klubit madrilen ishte mysafiri i presidentit të Juventus,Andrea Agnelli në qendrën sportive Continassa.

Perez dhe Ronaldo u ndanë keq kur portugezi u transferua te Juventus, por në muajin mars, siç nënvizon Marca, kishte një afrim mes të dyve me kthimin e lojtarit në Bernabeu për të parë ndeshjen kundër Barcelonës.

Dje, pra, të dy u kthyen për të biseduar në një mënyrë të përzemërt, sipas asaj që bëjnë të ditur mediat iberike, si presidenti I Los Blancos ashtu edhe CR7 synojnë një Champions që nuk ka ardhur ende që kur u ndanë në 2018. Marca nënvizon se duke parë Ronaldon në Real Madrid mbetet një utopi, por e mbyll artikullin duke nënvizuar se “ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus perez real madrid ronaldo juventus perez real madrid ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 19 Janar 2021, 23:02

ITALI- Pas derbit të humbur me Lazion, Roma zhgënjen sërish përballë Spezias. Skuadra verdhekuqe u eleminua me shifrat 4-2 pas 120 minutave lojë.Roma e nisi në ...