Bota

Historia e rrallë e Samy Nacerit, si u shndërrua nga një hajdut në yll kinematografie

20 Janar 2021, 13:01 Nga DOSJA
Historia e rrallë e Samy Nacerit, si u shndërrua nga një hajdut

FRANCË– Samy Naceri lindi më 2 korrik 1961 në Paris në një familje të madhe dhe të varfër. Nëna e tij Jacqueline ishte franceze, ndërsa babai i tij Dzhilali ishte nga fisi berber Kabili i Algjerisë. Ata jetonin në një lagje shumë problematike të Parisit, kështu që Samy i vogël u bë një anëtar i bandës së rrugës që kontrollonte zonën e qytetit. Ai u përjashtua nga disa shkolla për sjellje të keqe.

Në moshën 16 vjeç vendosi të linte shkollën dhe filloi të vidhte. Si anëtar i një bande, Samy rrëmbente çanta nga kalimtarët, ishte xhepist dhe hajdut dyqanesh. Babai i tij u përpoq ta bindte atë disa herë që të punonte me të në kompaninë e tij të ndërtimit, por puna në kantierin e ndërtimit dukej shumë e vështirë për djaloshin.

Samy gjithashtu u bë i varur nga droga për të cilën i duheshin shumë para dhe pasi nuk mundte si të siguronte një jetesë të drejtë, në moshën 20 vjeç ai përfundoi në burg për herë të parë për grabitje. Dhe kur ai përfundoi në burg për herë të tretë, ndërsa të burgosurit ndiqni së bashku një film, ai tha me zë të lartë se do të bëhej një aktor i famshëm, dhe posa u lirua nga burgu filloi kurse aktrimi.

Samy i vendosur arriti të marrë vëmendjen e regjisorit Luc Besson në 1994 dhe të luajë një prej fragmenteve në “Leon the Professional”.

Vetëm një vit më vonë, ai mori çmimin prestigjioz të Festivalit të Filmit Locarno për rolin e tij në dramën “Rai” të Thomas Gilou. Nga ai moment e tutje, karriera e tij mori një trajektore tjetër. Ai mori pjesë në tetë filma të tjerë deri në vitin 1998, kur “Taxi”, prodhuar nga Luc Besson, doli në ekranet e mëdha dhe e shndërroi Samy Naceri-n në yll.

Publiku u dashurua me shoferin e taksisë karizmatik të dëshpëruar aq shumë sa që producentët e filmit vendosën menjëherë të fillonin xhirimet e vazhdimit, pasi Naceri fitoi një nominim për Çmimin Cesar (homologu francez i Oskareve) për aktorin më premtues.

Ndërsa filmonte filmin e tij të parë në Nisë, Samy u takua me bukuroshen Sally, e cila në 1995 lindi djalin e tyre Julian. Por për shkak të problemeve të tij të vazhdueshme me policinë, të dashuruarit nuk mund të krijonin një familje të qëndrueshme. Ata mbajtën marrëdhënie miqësore, kështu që Juliani shpesh ndiqte ngjarje të ndryshme filmike me babanë e tij.

Tanimë ai është i martuar me aktoren franceze Marie Guillard që nga viti 2005.

Sipas The Local, tre vitet e fundit, Samy jeton në Rusi, ku vëllai i tij ka filluar një biznes privat. Por edhe atje, Samy nuk u qetësua. Në gusht 2018, ai u përlesh me një të ftuar nga Bjellorusia në një klub karaoke në Moskë dhe përfundoi në polici.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota si u shnderrua ne yll kinematografie samy naceri si u shnderrua ne yll kinematografie samy naceri

Sondazh

Poll