Bota

Presidenti iranian i bën thirrje administratës së re amerikane ti kthehet marrëveshjes bërthamore

20 Janar 2021, 11:57 Nga DOSJA
Presidenti iranian i bën thirrje administratës së re amerikane ti

SHBA- Presidenti iranian, Hassan Rohani, i ka bërë thirrje administratën amerikane të kthehet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe të heqë sanksionet ndaj Teheranit, ndërsa mirëpret fundin e epokës së Presidentit Donald Trump. Në një deklaratë për shtyp, ai ka thënë se pret që administrata e re e SHBA-së të ti respektojë ligjet, duke larguar problemet e mëparshme.

“Topi është në anën e SHBA-së tani. Nëse Uashingtoni kthehet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, ne do të respektojmë plotësisht përkushtimet tona sipas paktit.
Sot, ne presim që administrata amerikane e ardhshme t’i kthehet sundimit të ligjit dhe të angazhohet nëse mundet, në katër vitet e ardhshme, të heqë të gjitha pikat e zeza të katër viteve të mëparshme. Epokës së tiranit i ka ardhur fundi dhe sot është dita e fundit e regjimit të tij ogurzi. Dikush, i cili gjatë katër vjetëve nuk ka bërë asgjë tjetër përveç padrejtësisë, korrupsionit dhe ka shkaktuar probleme për njerëzit e tij dhe botën,”-ka thënë ai.

Joe Biden ka qenë nënpresident amerikan kur marrëveshja është nënshkruar më 2015.  Tensionet midis Iranit dhe ShBA-së kanë qenë në rritje, duke filluar nga viti 2018, kur presidenti Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, duke thënë se nuk ka përfshirë të gjitha aspektet e çështjeve bërthamore.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hassan rohani shba iran hassan rohani shba iran

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 10:22

SHBA-Uashingtoni po përgatitet për inagurimin e Joe Biden, me masa të forta sigurie. Sipas BBC, pas trazirave në protestat e 6 janarit në Capitol, janë vendosur...