Bota

Presidenti Joe Biden rikthen traditën në Shtëpinë e Bardhë, dy qen do futen bashkë me familjen

20 Janar 2021, 11:41 Nga DOSJA
Presidenti Joe Biden rikthen traditën në Shtëpinë e

SHBA- Betimi i Joe Biden si president do të rikthejë dhe një traditë të vjetër në Shtëpinë e Bardhë. Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill do të futet në Shtëpinë e Bardhë, bashkë me dy qentë e tij Major dhe Champ.

Presidenti në largim Donald Trump, ishte presidenti i parë që nuk ka mbajtur një kafshë shtëpiake në Shtëpinë e Bardhë. Traditë, e cila ka filluar që në qeverisjen e Andrew Johnson, i cili në vitin 1860 mbajti një qen dhe një mace.

Majori, do të jetë qeni i parë, i birësuar që do të jetojë në Shtëpinë e Bardhë. Biden e adoptoi atë në nëntor 2018 nga Shoqata Humane e Delaware. Champ, gjithashtu u bashkua me familjen në 2008.

“Nga këlysh i strehuar në Asociacionin Human të Delauerit, në Qenin e Parë të Shtëpisë së Bardhë, Major Biden është dëshmi që secili qen mund të jetojë ëndrrën amerikane”, ka thënë Asociacioni Human i Delauerit.

Ish Presidenti Barack Obama nuk ka pasur ndonjë kafshë gjatë kohës që bënte fushatë, por u premtoi vajzave të tij Sasha dhe Malia një qenush gjatë fjalës së tij të pranimit pasi fitoi zgjedhjet e 2008.

Bo, qen i racës portugez, u zhvendos në Shtëpinë e Bardhë në muajin prill 2009, i cili ishte një dhuratë nga senatori i ndjerë Ted Kennedy. Po ashtu, Obama adoptoi një qen të dytë të së njëjtës race, Sunny, në 2013-në.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota inagurimi i joe biden inagurimi i joe biden

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 10:22

SHBA-Uashingtoni po përgatitet për inagurimin e Joe Biden, me masa të forta sigurie. Sipas BBC, pas trazirave në protestat e 6 janarit në Capitol, janë vendosur...