Bota

Itali, shuhet një familje e tërë nga koronavirusi, djali 42-vjeçar dhe prindërit vdiqën në më pak se tre javë

20 Janar 2021, 12:39 Nga DOSJA
Itali, shuhet një familje e tërë nga koronavirusi, djali

ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venecia të Italisë, ku një familje e tërë është shuar nga COVID, ku djali dhe prindërit vdiqën në më pak se tre javë nga njëri-tjetri. Gianni, ditët e fundit  dukej se po përmirësohej, por më pas erdhi përkeqësimi.

Ivan Bosso, 42 vjeç, vdiq në 1 Janar ku gjatë funeralit të tij javën e kaluar, u mësua për vdekjen e nënës së tij, Gina Smerghetto , 65 vjeç. I fundit që u largua, më 19 Janar, ishte babai i tij Gianni, 72 vjeç. Burri u shtrua në spital me Covid në spitalin Angelo di Mestre që nga 11 Dhjetori.

Siç raportohet nga TGCOM, lajmi për vdekjen e Gina Smerghetto u dha nga famullitari i Malcontenta, gjatë varrimit të djalit të saj Ivan. Një tronditje për pjesëmarrësit, edhe pse ata ishin të vetëdijshëm se gruaja ishte në gjendje të rëndë. Ajo kishte qenë në kujdes intensiv për disa ditë para vdekjes së saj.

“Ne nuk e prisnim që ai të mungonte në atë moment. Gina nuk dinte gjë për vdekjen e Ivanit”, – tha Elisa, gruaja e Ivanit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shuhet familja italiane nga covid shuhet familja italiane nga covid

Sondazh

Poll