Bota

Pfizer vonon vaksinat, Italia paralajmëron veprime ligjore kundër kompanisë

20 Janar 2021, 11:32 Nga DOSJA
Pfizer vonon vaksinat, Italia paralajmëron veprime ligjore kundër

ITALI– Pak ditë më parë, Pfizer ka njoftuar në mënyrë të njëanshme se duke filluar nga e Hëna do t’i japë Italisë  rreth 29 përqind më pak doza vaksinash sesa kuota që kishte ndarë me zyrat e Komisionerit dhe, përmes tij , me Rajonet Italiane. Jo vetëm kaq por ka vendosur në mënyrë të njëanshme se në cilat qendra administrimi  do të ulë dozat e dërguara dhe deri në çfarë mase, raporton Il Quotidiano.

Një komunikim i ngjashëm ka arritur në të gjitha vendet e BE-së, pasi Pfizer gjithashtu ka njoftuar se nuk mund të parashikojë këto furnizime të vogla që do të vazhdojnë në javët e ardhshme. Komisioneri Domenico Arcuri tha se i dërgoi një përgjigje zyrtare Pfizer, në të cilën ai shprehu zhgënjimin e tij, tregoi pasojat e mundshme të një reduktimi të furnizimeve dhe kërkoi rivendosjen e menjëhershme të sasive që do të shpërndaheshin në vendin tonë.

Komisioneri më pas i kërkoi Pfizer të rishikonte qëllimet e tij dhe shpreson të mos detyrohet  të mbrojë të drejtën për shëndetin e qytetarëve italianë në rrugë ligjore.

(d.a/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali vaksina pfizer-biontech koronavirusi ne itali vaksina pfizer-biontech

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 10:22

SHBA-Uashingtoni po përgatitet për inagurimin e Joe Biden, me masa të forta sigurie. Sipas BBC, pas trazirave në protestat e 6 janarit në Capitol, janë vendosur...