Bota

‘Bota në prag të katastrofës morale’, kreu i OBSH: Çmimi do të paguhet me jetë

20 Janar 2021, 11:14 Nga DOSJA
‘Bota në prag të katastrofës morale’, kreu i OBSH:

Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Teodros Adhanom, ka kritikuar sërish vendet e pasura për shpërndarjen e vaksinës. Deutche Welle ka publikuar qëndrimin e kreut të OBSH, i cili tha edhe disa ditë më parë se është e padrejtë që të rinjtë e shëndetshëm e vendeve të pasura të marrin vaksinën para mjekëve dhe infermierëve të vendeve të varfra.

Është e drejtë që vendet duan të vaksinojnë bluzat e bardha dhe të moshuarit fillimisht, por nuk është e drejtë që të rinjtë e shëndetshme nga vendet e pasura të vaksinohen përpara mjekëve dhe të moshuarve në vendet e varfra. Bota është në prag të një dështimi katastrofik moral dhe çmimi i këtij dështimi do të paguhet me jetë në vendet më të varfra të botës,” tha kreu i OBSH.

“It’s right that governments want to prioritize vaccinating their health workers and older people first,” said the @WHO‘s Director General @DrTedros.

“But it’s not right that young, healthy adults in rich countries are vaccinated before health workers […] in poor countries.” pic.twitter.com/LW8l7mLjeJ

— DW News (@dwnews) January 20, 2021


Ai tha se çmimi i dështimit do të paguhet me jetë në vendet e varfra.“Unë duhet të jem i prerë: bota është në prag të një dështimi katastrofik moral – dhe çmimi i këtij dështimi do të paguhet me jetë në vendet më të varfra të botës,” shtoi ai.

OBSH ka kritikuar prej disa ditësh shpërndarjen e vaksinës kundër COVID19. Sipas Organizatës, vendet e pasura kanë marrë miliona doza duke mos i lënë hapësirë vendeve më të varfra.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota teodros adhanom teodros adhanom

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 10:22

SHBA-Uashingtoni po përgatitet për inagurimin e Joe Biden, me masa të forta sigurie. Sipas BBC, pas trazirave në protestat e 6 janarit në Capitol, janë vendosur...