Bota

Mediat turke reagojnë ashpër nga veprimet e Greqisë në Jon dhe Egje: Shkak për luftë

20 Janar 2021, 11:20 Nga DOSJA
Mediat turke reagojnë ashpër nga veprimet e Greqisë në Jon

TURQI– Deklaratat e bëra  nga Greqia përpara raundit të 61-të të bisedimeve eksploruese që do të mbahen në Stamboll të Hënën pas një ndërprerje 5-vjeçare, kanë bërë jehonë në mediat turke. Kryeministri grek Kiryakos Mitsotakis duke folur tani në parlament ritheksoi faktin se viti 2021 po nis mbarë për Greqinë pasi janë duke u zgjeruar me 12,000 milje në detin Jon dhe këtë gjë mund ta bëjë edhe në Egje.

“Greqia ka të drejtë të zgjerojë kufijtë e ujërave territoriale perëndimore. Ky është gjithashtu një mesazh për kufijtë tanë lindorë. ”- tha Mitsotakis.

Nga ana tjetër, Dendias tha në fjalën e tij në parlament në lidhje me projektligjin që do të votohet sot, i cili parashikon zgjerimin e ujërave të tij territoriale nga 6 milje në 12 milje në Detin Jon në perëndim të Greqisë,

“Hapi tjetër do të jetë zgjerimi i ujërave territoriale Greke në jug dhe në lindje të ishullit të Kretës”.- u shpreh ai.

Mediat vendase e kanë konsideruar këtë një “shkak për luftë” duke rikthyer në vëmendje të publikut deklaratat e mëparshme të politikanëve se nëse Greqia do të ndërmerrte një veprim të tillë atëherë kjo do të përkthehej në shpallje lufte me Turqinë. Gjithçka ndodh 5 ditë para negociatave Greqi-Turqi në Stamboll, ndërsa turqit kanë vënë në lëvizje marinën e tyre.

Gjatë ditës së djeshme Dendias u shpreh se me mbylljen e gjireve dhe zgjerimin nga 6 në 12 milje në Jon, Greqia fiton 13 000 km2 territor të ri, i cili përbën 10% të territorit total të Greqisë. Duke marrë në konsideratë këtë fakt, tha ai, parlamentarët grekë duhej që ta miratonin këtë projektligj në mënyrë unanime.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota marredheniet turqi-greqi zgjerimi i greqise me 12 milje marredheniet turqi-greqi zgjerimi i greqise me 12 milje

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 10:22

SHBA-Uashingtoni po përgatitet për inagurimin e Joe Biden, me masa të forta sigurie. Sipas BBC, pas trazirave në protestat e 6 janarit në Capitol, janë vendosur...