Bota

Aksidenti tragjik i mjekes shqiptare në Gjermani, mikesha e saj: E kishim lënë për kafe, e kam peng që nuk u takova me të

20 Janar 2021, 12:59 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik i mjekes shqiptare në Gjermani, mikesha e saj: E kishim

GJERMANI– Mjekja shqiptare 34 vjeçare, Eni Doko, e cila jetonte në Gjermani është ndarë nga jeta më 17 janar, pas një aksidenti të rëndë në Bad Zwischenahn.

Ditën e sotme ajo është kujtuar nga kolegia dhe mikja e saj, Aurora Dollenberg. Mjekja që jeton dhe punon në Gjermani ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” dhe zbuloi se e njihte që në kohën e universitetit në Tiranë.

“Një vajzë durrsake shumë e emancipuar. Mendje hapur dhe e dashur. Ka qenë gjithmonë e para, përhapte humor të mirë te çdo njeri”, tha Aurora.

Mjekja shtoi se kishte folur më të dy javë para se të ndodhte aksidenti i rëndë dhe e kishin lënë të takoheshin për një kafe.

Dy javë para se të ndodhte ngjarja kam folur me të me orë të gjata, se ne që jemi emigrantë kemi nevojë për të folur për hallet tona. E kishim lënë për kafe, e kam si peng që nuk u takova me të. Është një humbje emocionale shumë e madhe, ishte një person që inspiroheshe dhe mësoje nga ajo. Kishte një zemër plot jetë”, tha mjekja.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora eni doko mjekja shqiptare ne gjermani eni doko mjekja shqiptare ne gjermani

Sondazh

Poll