Bota

Presidenti i ri i Amerikës/ Ekipi i Joe Biden prezanton 3 planet e para qeverisë, do të ketë ndryshme të politikave të Don

20 Janar 2021, 10:48 Nga DOSJA
Presidenti i ri i Amerikës/ Ekipi i Joe Biden prezanton 3 planet e para

SHBA-Ekipi i Presidentit të zgjedhur Joe Biden ka njoftuar veprimet ekzekutive që do të ndërmarrë menjëherë. Sipas BBC, ato përfshinë ndryshme në politikat e Donald Trump, duke përfshirë:

Ndalimin e tërheqjes së SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ku doktor Anthony Fauci do ta vendoset për të marrë pjesë në një takim të bordit ekzekutiv ndërkombëtar të OBSH-së gjatë kësaj jave.

Po ashtu, ai do nënshkruaj një urdhër për të koordinuar shpërndarjen e pajisjeve mbrojtëse ndaj Covid-19, si vaksina dhe teste.

Gjithashtu, ai do të marrë masa të menjëhershme për të trajtuar krizën e klimës, duke përfshirë, nënshkrimi e një dokumenti, për t’u bashkuar me marrëveshjen e klimës së Parisit. Ndër masat është dhe heqja e ndalimit të udhëtimit nga disa vende me shumicë myslimane.

Ditën e sotme do të zhvillohet inagurimi si president i Joe Biden. Në cermoni ndryshme nga herët e tjera do të marrin pjesë shumë pak njerëz, ajo do të mbahet në orën 9:00 me orën amerikane. Biden do të marrë pushtetin pasi siguroi 306 vota në Kolegjin Zgjedhor , ndërsa Trump humbi, duke marrë 232 vota.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota inagurimi i joe biden inagurimi i joe biden

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 10:22

SHBA-Uashingtoni po përgatitet për inagurimin e Joe Biden, me masa të forta sigurie. Sipas BBC, pas trazirave në protestat e 6 janarit në Capitol, janë vendosur...