Aktualitet

“Mos është nipi apo djali i ndonjë drejtori?” Gazetarët vënë me ‘shpatulla pas murit’ zv/ministrin për aksidentin

19 Janar 2021, 21:14 Nga DOSJA
“Mos është nipi apo djali i ndonjë drejtori?”

TIRANË– Julian Hodaj, zëvendës ministri i Brendshëm është pyetur nëse Stiverian Dashi, i riu që shkaktoi aksidentin e frikshëm tek Ambasada Italiane, është nipi apo djali i ndonjë drejtori.

Vteë zv/ministri tha se kjo gjë është pa lidhje, por kjo teori u përsërit edhe nga gazetarja Klodiana Lala. Kjo e fundit tha se ishte e bindur për këtë gjë, pa thënë emër.

PJESË NGA BISEDA:

Mentor Kikia: Mos është nipi apo djali i ndonjë shefi policie apo drejtori? Pyesni njëherë..

Julian Hodaj: Jo jo…s’ka lidhje…

Mentor Kikia: Po pyesni njëherë…

Klodiana Lala: Atëherë ma thoni ju, është apo jo? Meqë ju nuk po na e tregoni, atëherë jua them unë është nipi i një drejtori.

Julian Hodaj: thuajeni edhe emrin

Klodiana Lala: Ore zotëri, se çfarë them unë, e di unë

Julian Hodaj: Thuaj edhe emrin të biem rehat, ta mbyllim këtë temë

Klodiana Lala: Po s’më kushtëzon dot se çfarë them…atë e di unë..

Julian Hodaj: Më pëlqen diversioni që bëni…spekulimet, por nuk është aspak e vërtetë

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet julian hodaj klodiana lala mentor kikia stiven dashi julian hodaj klodiana lala mentor kikia stiven dashi

Sondazh

Poll