Aktualitet

Zhdukja e biznesmenit italian, Tonin Vocaj: Zjarrfikësja mund të ketë prishur prova materiale, ndodh gjithmonë, kockat u pan

19 Janar 2021, 20:41 Nga DOSJA
Zhdukja e biznesmenit italian, Tonin Vocaj: Zjarrfikësja mund të

TIRANË– Tonin Vocaj, drejtori i Policisë Kriminale ka folur pas akuzave për mungesë transparence nga ana e Policisë së Shtetit për çështjen e zhdukjes së biznesmenit italian, Davide Pecorelli. 

Në një lidhje telefonike në ‘Open”, Vocaj tha se vendi i ngjarjes është kqyrur në momentin që është gjetur mjeti i djegur, por shtoi se siç noddh gjithmonë, zjarrfikësja mund të prishë provat materiale. Përsa u përket njoftimeve zyrtare, Vocaj tha se kockat janë pikasur të nesërmen dhe për këtë arsye nuk janë raportuar në momentin që u deklarua për mjetin e djegur.

“Mund të ketë aludime lidhur me mungesë transparence. Njoftimi për djegien e mjetit nuk është pasuar me njoftime të tjera, pasi informacionet janë të ‘dunguara’. Këto eshtra nuk dihet ende nëse janë humane e jo më që të aludohet nëse është e biznesmenit Davide Pecorelli. Çështja është referuar në Prokurori, këtë desha të sqaroj. Policia nuk e ka prishur vendin e ngjarjes, e ka kqyrur në momentin që ka mbërritur, aty ka ndërhyrë edhe zjarrfikësja. Por në shumicën e rasteve, zjarrfikëset dëmtojnë edhe prova materiale. Atë natë nuk janë konstatuar material kockore. Në kqyrjen e nesërme janë parë prezente këto pastaj,”- tha Vocaj.

Sot, Prokuroria e Peruggias ka nisur hetimet në lidhje me rastin. Pecorelli është zhdukur më datë 6 janar, ditë kur u gjet e djegur në Pukë makina që biznesmeni kishte marrë me qira. Brenda saj janë gjetur edhe eshtra, që nuk dihet ende nëse i përkasin të zhdukurit apo jo.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli tonin vocaj zhduket davide pecorelli davide pecorelli tonin vocaj zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll