Aktualitet

Shpërthimet në Lezhë, banori rrëfen frikën nga tronditja: Po hanim bukë kur u drodhën shtëpitë, mos është tsunam se e

19 Janar 2021, 20:00 Nga DOSJA
Shpërthimet në Lezhë, banori rrëfen frikën nga

LEZHË– Banorët në Lezhë kanë rrëfyer tmerrin që kanë ndjerë pas dy shpërthimeve të fuqishme që u raportuan mbrëmjen e sotme në Lezhë dhe Shëngjin. Një prej banorëve tregon se në momentin që janë tronditur po hanim bukë dhe janë trembur.

Ai shton se shtëpia u drodh dhe të gjithë kanë dalë jashtë, ndërkohë që kanë menduar mos bëhet fjalë për ndonjë tsunam.

Ama ça goditje ishte. Ne po hanim bukë, ishte një goditje e jashtëzakonshme, shtëpia u drodh, dolëm në sekond përjashta. Kur erdhi goditja tjetër, ishte goditje nga ajri, ishte nga ajri dhe kanë shpërthyer në ajër.  Ishin dy goditje punë sekondash. Kam lajmëruar operativin e zonës, ata thanë nuk dimë asgjë. Ne kishim frikë, mos vjen ndonjë tip cunami. Dolëm jashtë nga frika, por nuk pamë gjë, për mua ishin goditje nga ajri,”- tha banori.

Dy shpërthimet u regjistruan mbrëmjen e sotme njëri pas tjetrit në Lezhë, në orën 19:40 dhe 19:41. Alarmi u dha nga banorët e zonës që telefonuan policinë. Efektivët blu kanë zbarkuar në terren për të mësuar detaje dhe rrethanat e ngjajres.

(f.m/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dy shperthime ne lezhe dy shperthime ne lezhe

Sondazh

Poll