Aktualitet

U shkarkua nga puna/ Ilir Allkja: Është rasti i parë në pluralizëm. Nuk kam asnjë thyerje apo shkelje disiplinore

19 Janar 2021, 20:48 Nga DOSJA
U shkarkua nga puna/ Ilir Allkja: Është rasti i parë në

TIRANË– Mjeku Ilir Allkja, së fundmi ka folur sërish në lidhje me shkarkimin e tij nga puna disa kohë më parë.

I ftuar në emisionin, ‘A show”, Allkja ka thënë se nuk ka bërë asnjë shkelje apo shkelje disiplinore, sakaq ka shtuar se shkarkimi i tij është rasti i parë në pluralizëm që një mjek pushohet nga puna vetëm për kritikat që ka bërë ndaj sistemit.

Nuk kam asnjë thyerje apo shkelje disiplinore, asnjë çështje në prokurori, nuk kam asnjë rast të braktisjes së punës. Nuk them se jam i përsosur, por kam bërë punën time me përkushtim. Është një precedent i parë në pluralizëm që një mjek pushohet nga puna thjesht për kritikat që ka bërë ndaj sistemit jashtë orarit të punës. Unë në atë kohë isha me shenja të Covid dhe ngrija shqetësimin për pajisje me mjete mbrojtëse. E gjitha kjo binte në vesh të shurdhër. Në një natë, i lodhur tej mase, kur isha në tre raste të dyshuara të personave që kishin ardhur nga Italia, në tre rastet shkova pa veshjen speciale. Nga frika e infektimit, lanccova një videomesazh duke kërkuar që sistemi të mos kalojë në kolaps. Asnjëherë nuk më është bërë e ditur se nëse do të kërkoj përmirësimin e sistemit, do të shkarkohesh nga puna.”- ka thënë ai. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir allkja ilir allkja

Sondazh

Poll