Aktualitet

Makina fluturoi me 150 km/h te Ambasada Italiane, Hodaj: S’ka pse të arrestohet Stiven Dashi, është e pavend! Anila Hoxha i

19 Janar 2021, 21:07 Nga DOSJA
Makina fluturoi me 150 km/h te Ambasada Italiane, Hodaj: S’ka pse të

TIRANË– Zëvendës ministri i Brendshëm Julian Hodaj është shprehur se arrestimi i Stiverian Dashit, të riut që shkaktoi aksidentin e frikshëm tek Ambasada Italiane, do të ishte i pavend.

Në një lidhje me Skype në “Open”, Hodaj tha se arrestimi i tij është i pavend, sepse nuk kishte të lënduar në njerëz, edhe pse makina e llojit ‘BMW’ fluturoji me 150 km/orë.

Ndërsa gazetarja Anila Hoxha lexoi më pas njoftimin dhe tha se të plagosur kanë mbetur të dy djemtë që ndodheshin brenda mjetit që përplasi makina që drejtohej nga Dashi.

Pjesë nga biseda

Julian Hodaj: E përdorim abuzivisht termin arrestim….unë e njoh Kodin Pneal, nuk kishte vend të bëhej një gjë e tillë.

Mentor Kikia: Ky njeri që desh shkaktoi masakër nuk u ndaloka, po komisariatet janë të mbushur me njerëz që kalojnë fashën orare

Anila Hoxha: Atëherë ju thoni se nuk ka tëlënduar, po jua lexoj…çfarë thoshte policia. Drejtuesi i mjeitt ka marrë ndihmë mjekësore dhe ka dalë nga spitali. Arbri Muça dhe Dritan Telhaji janë lënduar gjithashtu dhe kanë marrë ndihmë mjekësore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha julian hodaj mentor kikia stiven dashi anila hoxha julian hodaj mentor kikia stiven dashi

Sondazh

Poll