Aktualitet

Konfiskimi i pronave të sekuestruara nga OFL/ Siguria shtyn afatin kohor për hetimet në SPAK dhe GJKKO

19 Janar 2021, 20:23 Nga DOSJA
Konfiskimi i pronave të sekuestruara nga OFL/ Siguria shtyn afatin kohor

TIRANË- Komisioni i Sigurisë Kombëtare, ditën e sotme ka miratuar  propozimin e Ministrisë së Brendshme, për shtyrjen e afatit kohor për SPAK dhe GJKKO, në lidhje me konfiskimin ose jo të pronave të sekuestruara nga Operacioni Forca e Ligjit.

Deputetët ngritën shqetësimin për zvarritjen e çështjeve apo shkeljen e Kodit të Procedurës Penale, ndërsa më tej zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj shtoi se një gjë e tillë nuk ndodh, pavarësisht se afatet nuk mund të parashikohen.

Ndryshimi i miratuar dhe që pritet të kalojë në seancën e së enjtes në Kuvend synon vazhdimin e shqyrtimit të kërkesave që OFL u ka çuar Prokurorisë dhe Gjykatës deri në një vendim të formës së prerë.

Sipas të dhënave, OFL ka përfunduar procesin e verifikimit për 515 subjekte, prej të cilave, 243 janë dërguar në SPAK, ndërsa 272 të tjera janë arkivuar.

Mësohet se 160 raste për 183 subjekte janë në duart e SPAK për 1970 pasuri në total. 19 llogari bankare janë referuar në ndërsa është kërkuar sekuestrimi i një organizate jofitimprurëse.  Ndërkohë, 83 raste emergjente janë referuar ndërsa janë depozituar 19 kërkesa për masa parandaluese personale. 105 raste janë gjykuar të vlefshme nga Gjykata, e cila ka konfirmuar sekuestron, ndërsa pjesa tjetër është në proces.

(F.m/a.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komisioni i sigurise ofl spak komisioni i sigurise ofl spak

Sondazh

Poll