Aktualitet

Kapet super-hajduti shqiptar në Greqi/ Më parë është arrestuar 23 herë por gjithmonë është arratisur  

19 Janar 2021, 20:52 Nga DOSJA
Kapet super-hajduti shqiptar në Greqi/ Më parë është

GERQI- Një i ri shqiptar është arrestuar në Greqi për veprën e vjedhjes. I njohur me pseudoninim “Tiramola’ 25-vjeçari shqiptar është konsideruar si hajduti më i rrezikshëm në Greqi. Ai kërkoi nga forcat e policisë së Greqisë për disa muaj. Tiramola prej disa muajsh shqiptari kryente vjedhje në kafenetë dhe dyqanet në Athinë dhe merrte çdo gjë që i dilte përpara si kuleta, celular para dhe flori. Autoritetet policore thanë se “Tiramola” ka filluar aktivitetin e tij në fillim të muajit qershor në 2020-ën.

Kohët e fundit, dhe të paktën nga fillimi i qershorit 2020 deri më sot, shërbimi ynë ka identifikuar veprimtarinë kriminale të një personi, i cili kryen sistematikisht vjedhje dhe grabitje në dyqane të ndryshme dhe makina të parkuara si brenda rrethit tonë të policisë si dhe në zona të tjera si Ampelokipi, Sintagma, Kypseli, Akropoli,” thuhet në deklaratë.

25-vjeçari shqiptar është arrestuar 23 herë më parë në Greqi por asnjë herë nuk e ka kaluar pragun e burgut. Paratë e vjedhura, 25-vjeçari i shpenzonte në kokainë dhe me femra. Ndërkohë që në datën 15  janar ai u arrestua në orën 19:50 teksa po mundohej që të hynte në një ndërtesë apartamentesh.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hajduti shqiptar tiramola hajduti shqiptar tiramola

Sondazh

Poll