Aktualitet

Pse s’doli nga makina pas zjarrit? Klodiana Lala: Personi që iu gjetën eshtrat në mjetin e biznesmenit italian u asfiksua,

19 Janar 2021, 20:19 Nga DOSJA
Pse s’doli nga makina pas zjarrit? Klodiana Lala: Personi që iu

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se personi të cilit iu gjetën vetëm eshtrat në mjetin em arrë me qira nga biznesmeni italian Davide Pecorelli, nuk ka pasur mundësi të dalë nga mjeti, pasi ky i fundit ka marrë flakë.

E ftuar në “Open”, Lala tha se rrjedha e gazit e ka asfiksuar dhe e ka drejtuar buzë greminës, ku është gjetur dhe makina e djegur. Gazetarja shtoi se personi që iu gjetëneshtrat (që dyshohet të jetë biznesmeni Pecorelli”, nuk ka pasur mundësitë bëjë asnjë lëvizje.

“Nuk kishte mundësi. Personi që iu gjetën eshtrat, që nuk dihen nëse i përkasin Davide Pecorellit apo jo, s’ka përfunduar analiza ende, u asfiksua. Rrjedha e gazit e asfiksoi dhe nuk e la të bënte asnjë lëvizje,”- tha Lala.

Sot, Prokuroria ka nisur hetimet. Pecorelli është zhdukur më datë 6 janar, ditë kur u gjet e djegur në Pukë makina që biznesmeni kishte marrë me qira. Brenda saj janë gjetur edhe eshtra, që nuk dihet ende nëse i përkasin të zhdukurit apo jo.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli zhduket davide pecorelli davide pecorelli zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll