Politike

Mori ‘letër’ nga Ambasada franceze, Rama: E ça thashë unë? Mos të hap gojën për të mbrojtur njerëzit e mi… të tj

19 Janar 2021, 11:19 Nga DOSJA
Mori ‘letër’ nga Ambasada franceze, Rama: E ça

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar  letrën e ambasadës franceze në Shqipëri, pas deklaratës së tij lidhur aneksimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor nga procesi i vaksinimit. Në fjalën e tij, në një konferencë për shtyp për gazetarët, Rama shtoi se do të bënte të njëjtën gjë pasi mbronte qytetarët që përfaqëson, duke mos e kursyer sulmin ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Rama shtoi se ata i janë servilosur të gjithë të huajve dhe nuk kanë mbrojtur interesat e qytetarëve të tyre. 

FJALA E PLOTË E RAMËS:

Unë nuk jam kryeminisër i një vendi të BE por jam Europian. S’jam në garë me askënd se kush është më shumë europian. E ça thashë unë? Pse u mërzitën këta? Çfarë thashë se çfarë nuk duhet të thoja? Është çështje karakteri. Është karakter i dobët i atyre që kur kanë pasur pushtetin i janë përulur me servilizëm kujdo që fliste në gjuhë të huaj. Nuk hyj në atë kategori. Respektin për Francën dhe dashurinë, unë konkuroj me çdo francez, por nuk jemi në garë kush e do më shumë Francën apo BE. Situata është e qartë, për më tepër ka pasur edhe një humbje në rrugën e përkthimit. S’kam dashur të ilustroj me shembullin për Francën vendimin e BE. Edhe ne kemi të drejtë të themi se kur mund të gabojnë në raport me ne. Por këtu është fjala për të mbrojtur dinjitetin dhe njerëzit. Unë për të garantuar mbrojtjen e njerëzve të këtij vendi, nuk e kam gjuhën e nënës për ta vënë në gjumë, por për ta përdorur. Nuk mërzitet BE. Edhe po u mërzit, ky është problemi. Nuk është e vërtetë që u lamë jashtë vaksinimit? Është apo jo? Ke hallin e BE tani? Qan hallin si duket kryeministri në sytë e BE apo ke hallin që gjyshi dhe gjyshja të vaksinohet sa më parë. Pse shqetësohesh ti? Nuk harroj asnjë ditë. Kauzën e BE e kam mbrojtur gjithmonë me admirim dhe respekt. Por nga ana tjetët është e kuptueshme për mua. Unë flas për vaksinat, më thonë çka bërë BE për Shqipërinë. Pse nuk e di unë? Nuk e harroj kurrë ndihmën për rindërtimin. E harroj unë këtë? Duhet të themi faleminderit dhe bravo që na latë jashtë. Jemi miq të pandarë me BE, jemi partnerë. Kam respekt absolut, për gjithçka që e bën një forcë të pazëvëndësueshme. Mos të hap gojën për të mbojtur njerëzit e mi?

LAJMI KRYESOR: Marrëveshja me Pfizer/ Rama: Më gjeni një shtet që ka publikuar kontratën dhe ne do të jemi vendi i dytë! Vendimi i BE, i gabuar! S’jam servil si opozita, fola për njerëzit e mi

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 19 janar 2021 edi rama edi rama 19 janar 2021

Sondazh

Poll

Politike 19 Janar 2021, 11:11

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren Fjorela Beleshi gjatë një video-konferencë në Kryeministri. Gazetarja e ka pyetur lidhur me letr...