Aktualitet

Shkoi në Lushnje për të kanosur bashkëmoshatarin, arrestohet 28-vjeçari nga Kamza, në makinë mbante shufër metalike

19 Janar 2021, 10:48 Nga DOSJA
Shkoi në Lushnje për të kanosur bashkëmoshatarin, arrestohet

LUSHNJE– Një 28-vjeçari nga Kamza me iniciale I.B është vënë në prangat e policisë pasi  në lagjen “Çlirim”, Lushnjë, për motive të dobëta ka kanosur shtetasin A. M.

Nga kontrolli në automjetin e tij policia gjeti një shufër metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin: I. B., 28 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Çlirim”, Lushnjë, për motive të dobëta ka kanasur shtetasin A. M., banues në Lushnjë.Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Audi” në pronësi të 28-vjeçarit, u gjet një shufër metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 28 vjecari ne lushnje arrestohet 28 vjecari ne lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Janar 2021, 08:58

TIRANË– Ish-agjenti i krimeve në komisiariatin nr.2, Ledion Bako do akuzohet nga prokuria edhe për akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të funksion...