Aktualitet

I dënuar për vjedhje! Kapet në Morinë 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria

19 Janar 2021, 08:11 Nga DOSJA
I dënuar për vjedhje! Kapet në Morinë 48-vjeçari i

KUKËS– Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 48-vjeçar pasi ishte i shpallur në kërkim nga Austria. Personi me inicialet B.S, banues në Kosovë ishte në kërkim pasi organet e drejtësisë në Austri kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për vjedhje me dhunë.

Arrestimi i tij u bë në pikën kufitare të Morinës aty ku u verifikuan të dhënat e tij në sistem që zbuluan se ishte i shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia kap dhe vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria.Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Policinë Kufitare Morinë, me qëllim ekstradimin në shtetin austriak.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pasurisë në DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë dhe me Interpol Tiranën, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë arrestimin provizor të shtetasit B. S., 48 vjeç, banues në Kosovë.Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinë, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi organet e Drejtësisë NCB Viena, Austri, kanë lëshuar për të urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 48 vjecari ne morine shqiptari i shpallur ne kerkim nga austria arrestohet 48 vjecari ne morine shqiptari i shpallur ne kerkim nga austria

Sondazh

Poll