Aktualitet

U plagos në zonën e Farkës, dëshmia e Admir Mulajt: Ka ndodhur një javë më parë, u përplasëm fizikisht, nxorri thikën

19 Janar 2021, 10:03 Nga DOSJA
U plagos në zonën e Farkës, dëshmia e Admir Mulajt: Ka

TIRANË– Biznesmeni Admir Mulaj i cili u plagos shtatë ditë më parë në zonën e Farkës ka dhënë dëshminë e tij në polici në ditën kur i ndodhi sulmi me thikë.

Mulaj ka rëfyer para togave të zeza se ai ishte për vrap në zonën e Farkës e se pranë tij po vraponte një person që nuk e kishte parë me parë. Më tej biznesmeni ka treguar se janë përplasur fizikisht e se agresori ka nxjerrë një thikë të vogël që kishte në xhep dhe më pas e ka gërvishtur pak në bark.

DËSHMIA:

Plagosja ka ndodhur një javë më parë. Po ecja vrap, afër meje po vraponte dhe dikush që nuk e njihja. U përplasëm dhe fizikisht. Pasi u përplasëm fizikisht nxorri një thikë të vogël, më gërvishti pak në bark.

Fshihet ngjarja e 7 ditëve më parë! Po bënte vrap në Farkë, plagoset me thikë Admir Mulaj, vëllai i gjyqtares së KPA. Biznesmeni nuk bashkëpunon me policinë për gjetjen e autorit, një vit më parë u kallëzua për mashtrim

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet admir mulaj plagoset vellai i gjyqtares natash mulaj admir mulaj plagoset vellai i gjyqtares natash mulaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Janar 2021, 08:58

TIRANË– Ish-agjenti i krimeve në komisiariatin nr.2, Ledion Bako do akuzohet nga prokuria edhe për akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të funksion...