Aktualitet

19 Janar 2021, 08:58 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-agjenti i krimeve në komisiariatin nr.2, Ledion Bako do akuzohet nga prokuria edhe për akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publikë. Ai u arrestua një vit më parë nga policia pasi u kap në zonën e ish-Bllokut me lëndë narkotike me vete.

Prokuroria zbulon se pas hetimeve, Bako në bashkëpunim me Emiljano Shorjan, një nga kolegët e tij të komisariatit nr.2, i kanë marrë një shtetaseje shumën prej 1500 eurosh me qëllim që ajo të marrë diplomën në një univeristet privat pa shkuar në auditor.

Vajza me inicialet A. K., ka bërë kallëzim në policia pak muaj pas arrestimit të Bakos, pasi nuk mori diplomën pasi pagoi paratë. Ajo bëri kallëzimin në polici për dy efektivët që i morën shumën prej 1500 eurove, me qëllim që t’ia jepnin administratorit të Universitetit.

Përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore, ajo ështe shprehur se dy efektivët Bako e Shorja e kanë mashtruar, duke i përvetësuar paratë. Pas depozitimit të këtij kallëzimi prokuroria nisi menjëherë hetimet. Sipas dosjes hetimore, shtetasja A.K., ka pranuar të përgjohet gjatë një bisede 30 minuta me efektivin e policisë, Emiljano Shoraj, ku nga biseda është vërtetuar dëshmia e kallëzueses.

Gjithashtu prokuroria përveç përgjimit të bisedës ka kryer edhe përgjime ambientale dhe vëzhgime në terren, veprime këto që e kanë implikuar edhe më shumë inspektorin e Policisë, Emiljano Shorajn i cili është lënë në arrest shtëpie.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shorjan ledion bako shperdorim detyre trafik droge emiljano shorjan ledion bako shperdorim detyre trafik droge

Sondazh

Poll