Aktualitet

Sekuestrohet armë zjarri dhe municione, arrestohet i riu me precedentë të mëparshme penale në Tiranë

19 Janar 2021, 10:03 Nga DOSJA
Sekuestrohet armë zjarri dhe municione, arrestohet i riu me precedentë

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar një 23 vjeçar për armëmbajtje pa leje si dhe ka proceduar penalisht shokun e tij, 24 vjeç, për moskallëzim krimi.

I arrestuar është i riu me inicialet J.Gj., 23 vjeç, nga Shijaku, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa shoku i tij me inicialet E.B, 24 vjeç, u procedua penalisht për shkak se dyshohet të kishte dijeni për armën që mbante qytetari i arrestuar dhe nuk e kishte denoncuar.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Goditet nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” dhe Komisariati i Policisë Nr. 2, një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga një 23-vjeçar me precedent të mëparshëm penal. Procedohet penalisht edhe një 24-vjeçar, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka arrestuar në flagrancë shtetasin: J. Gj., 23 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Kapja e këtij shtetasi u bë në bulevardin “Gjergj Fishta”, gjatë kohës që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/l.

Shërbimet e Policisë kishin marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin J. Gj. dhe pasagjer shtetasin E. B., poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë fakt dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 23 vjecari ne tirane arrestohet 23 vjecari ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Janar 2021, 08:58

TIRANË– Ish-agjenti i krimeve në komisiariatin nr.2, Ledion Bako do akuzohet nga prokuria edhe për akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të funksion...