Aktualitet

La pas katër fëmijë! Biznesmeni italian u zhduk pa gjurmë në malet e Pukës, Prokuroria e Peruxhias nis hetimet, asnjë inf

19 Janar 2021, 08:23 Nga DOSJA
La pas katër fëmijë! Biznesmeni italian u zhduk pa gjurmë

TIRANË– Ende asnjë gjurmë e biznesmenit italian, Davide Pecorelli. 45-vjeçari është parë për herë të fundit më 6 janar të këtij viti në Pukë, ndërsa mjeti që kishte marrë me qera është gjendur i djegur në fshatin Reps.

Pas publikimit të lajmit për zhdukjen e tij, mediat italiane zbuluan detaje të tjera lidhur me vizitën e tij në Shqipëri. Kjo pasi sipas tyre, ish-gjyqtari i futbollit kishte ardhur në vendlindjen e partneres së tij të re për të zgjeruar biznesin.

Por mbetet mister përse ka shkuar në Pukë, pasi e reja vinte nga qyteti i Vlorës. Ndërkohë sot është raportuar nga “Repubblica”, se Prokuroria e Peruxhias në Itali ka nisur gjithashtu hetimet për zhdukjen e tij, por për shkak të konfidencialitetit nuk ka dhënë asnjë detaj për mediat.

45-vjeçari ka tre fëmijë me gruan e tij të parë, dhe një djalë tjetër me partneren e tij shqiptare, e cila pretendon se biznesmeni nuk ka pasur konflikte me njëri. Ndërkohë që pista kryesore e dyshimit është ajo e prishjes së pazareve.

Mbetet për t’u parë nëse eshtrat që janë gjetur në mjetin tip “Skoda” i përkasin 45-vjeçarit, pasi ora dhe celulari, gjithashtu të gjetur në mjet janë të tij.

Nga kqyrja paraprake është vënë re se mbi eshtra nuk ka shenja plumbi apo dhune, megjithatë mbetet për t’u vërtetuar nga ekspertiza mjeko-ligjore. Nga Italia, ndërkohë ende pritet mostra e ADN-së së familjarëve të Pecorelli, në mënyrë që të provohet nëse eshtrat e gjetura në mjet janë të tijat apo jo. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli zhduket davide pecorelli davide pecorelli zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll