Aktualitet

Fshihet ngjarja e 7 ditëve më parë! Po bënte vrap në Farkë, plagoset me thikë Admir Mulaj, vëllai i gjyqtares së KPA. B

19 Janar 2021, 09:33 Nga DOSJA
Fshihet ngjarja e 7 ditëve më parë! Po bënte vrap në

TIRANË– Vëllai i gjyqtares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj, Admir Mulaj është plagosur pak ditë më parë me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në zonën e Farkës teksa Mulaj ka qenë duke u ushtruar për vrap pranë një prone të tij. Mësohet se agresori e ka qëlluar Mulajn me thikë në pjesën e barkut, dhe më pas është larguar me shpejtësi. Autori i ngjarjes nuk është identifikuar dhe Admir Mulaj nuk ka bashkëpunuar me policinë, duke deklaruar se nuk e njeh personin që e ka goditur me mjetin prerës.

Si ndodhi plagosja?

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Mulaj kishte dalë pranë liqenit në Farkë për të parë një pronë të tijën, por dy persona i kanë prerë rrugën dhe fillimisht e kanë rrahur ndërsa më pas, njëri prej tyre e ka qëlluar me thikë. Ai është dërguar nga kalimtarë të rastit në spital, dhe më pas, efektivë të komisariatit numër 1 të Policisë në Tiranë e kanë marrë në pyetje. Mulaj nuk ka sqaruar efektivët se kush ishin agresorët duke deklaruar se nuk i njihte personat me të cilët ishte konfliktuar. Gjithashtu ngjarja për më shumë se një javë është mbajtur e fshehtë nga Policia e Shtetit.

Kush është Admir Mulaj, vëllai ‘problematik’ i shefes së Vettingut?

Mulaj njihet si ndërtues pallatesh në Tiranë, ndërsa në dhjetor të 2020, u denoncua për mashtrim nga biznesmeni vlonjat, Eduart Dauti, pasi ky i fundit e akuzon vëllain e gjyqtares për mashtrim në vlerën e 241 mijë e 600 eurove. Dauti pretendon se i ka dhënë paratë, por nuk ka marrë apartamentin. Mulaj është pronari me 100% të aksioneve në kompaninë “Construction Management Allience-Albania”, dhe ka ndërtuar një pallat në ish-zonës së Bllokut në Tiranë. 

(a.b;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet admir mulaj plagoset vellai i gjyqtares natash mulaj admir mulaj plagoset vellai i gjyqtares natash mulaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Janar 2021, 08:58

TIRANË– Ish-agjenti i krimeve në komisiariatin nr.2, Ledion Bako do akuzohet nga prokuria edhe për akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të funksion...