Aktualitet

Probleme me pasurinë, Enrik Haxhiraj nuk kalon dot vettingun, KPK shkarkon prokurorin i Apelit të Vlorës

19 Janar 2021, 09:17 Nga DOSJA
Probleme me pasurinë, Enrik Haxhiraj nuk kalon dot vettingun, KPK shkarkon

TIRANË– Prokurori i Apelit të Vlorës, Enrik Haxhiraj është shkarkuar nga puna nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Trupa gjyqësore që kreu procesin e vetingut për prokurorin Haxhiraj kryesohet nga Genta Tafa Bungo, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Suela Zhegun.Bëhet me dije se gjatë senacës për vendimin ka qenë i pranishëm vetëm avokati i tij.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë prokurorin, pasi ka konstatuar probleme me pasurinë.

Enrik Haxhiraj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokuror në Prokurorinë e Vlorës. Në vitin 1992 është emëruar si zv/drejtues po në atë prokurori dhe për periudhën 1995-1998 ka mbajtur pozicicionin e drejtuesit. Nga viti 1998 e në vazhdim ai ka punuar për më shumë se dy dekada si prokuror në Prokurorinë e Apelit të Vlorë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enrik haxhiraj kpk enrik haxhiraj kpk

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Janar 2021, 08:58

TIRANË– Ish-agjenti i krimeve në komisiariatin nr.2, Ledion Bako do akuzohet nga prokuria edhe për akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të funksion...