Politike

‘Lehtësimet me ‘e-Albania’/ Rama publikon videon: Ju kemi kursyer 88 vite kohë në radhë e sportele

19 Janar 2021, 07:14 Nga DOSJA
‘Lehtësimet me ‘e-Albania’/ Rama publikon videon: Ju kemi

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm një video ku tregon se aplikacioni e-albania i ka lehtësuar kohë dhe para qytetarëve shqiptarë që duan të pajisen me dokumetet që kanë lidhje me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Rama shkruan se janë 44 shërbime të cilat ofrohen për këtë institucion në aplikacion, të cilat i kursejnë kohë dhe para qytetarëve duke i kryer me anë të telefonit apo kompjuterit.

Bashkangjitur videos Rama shkruan se shërbimet në e-albania janë një lehtësim për qytetarët:

Me disa të dhëna nga lehtësirat për 44 shërbime të #DPSHTRR përmes E-albania, ku ju kemi kursyer 88 vite kohë në radhë e sportele dhe 221,826,000 Lekë qytetarëve thjesht duke përdorur celularin apo kompiuterin kudo ndodhen, ju uroj ditë të mbarë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike e albania edi rama e albania edi rama

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2021, 21:45

TIRANË– Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në një l...