Aktualitet

Kanosën pronarin e një lokali, thyen xhamat, arrestohen në flagrancë 2 persona në Durrës

19 Janar 2021, 08:07 Nga DOSJA
Kanosën pronarin e një lokali, thyen xhamat, arrestohen në

DURRËS– Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi kanë kanosur pronarin e një lokali dhe i kanë thyer xhamat e biznesit. Gjithashtu dhe dy persona të tjerë janë proceduar penalisht pasi kanë dhënë kallëzim të rreme për ngjarjen.

Personat me inicialet, Dh. Gj., 40 vjeç, banues në Kuçovë dhe K. T., 28 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Kanosja”, janë autorët e ngjarjes. Këta persona, në momentin kur kanë kryer krimin janë larguar me dy të tjerë.

Këta të fundit janë proceduar penalishte penalisht për veprën penale “Deklarimi i rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”. Konkretisht, shtetasit A. I., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Rr., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kanosën pronarin e një lokali dhe thyen xhamat e këtij ambienti, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.Procedohen penalisht 2 shtetas që kanë dhënë kallëzim të rremë për këtë ketë ngjarje.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrim prone”, shtetasit Dh. Gj., 40 vjeç, banues në Kuçovë dhe K. T., 28 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Kanosja”.Këta shtetas, në lagjen nr. 13, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur shtetasin D. Q., pronari i një lokali dhe kanë thyer xhamat e këtij ambienti.Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Deklarimi i rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”, shtetasit A. I., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Rr., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.Menjëherë pas ngjarjes, shtetasit e arrestuar janë larguar së bashku me shtetasit A. I. dhe E. Rr., me mjetin e këtij të fundit, por janë kapur nga shërbimet e Policisë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dy arrestime ne durres kanosja ndaj pronarit te lokalit ngjarja ne durres dy arrestime ne durres kanosja ndaj pronarit te lokalit ngjarja ne durres

Sondazh

Poll