Politike

“Më i miri për shqiptarët”/ Kryemadhi pas deklaratave të Ramës: Shqiptarët s’duan lypësin që u mbyll bizneset, pag

18 Janar 2021, 20:54 Nga DOSJA
“Më i miri për shqiptarët”/ Kryemadhi pas deklaratave

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se Shqipëria nuk ka nevojë për një lypës të mirë, siç edhe e ka quajtur veten kryeministri Edi Rama.

E ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo”, Kryemadhi tha se shqiptarët paguajnë çdo detyrim, çdo taksë dhe sigurime dhe rrjedhimisht nuk kanë nevojë për një lypës.

Kryetarja e LSI-së shtoi më tej se shqiptarët nuk duan një lypës që u mbylli bizneset në kohën e pandemisë për shkak të krizës ekonomike.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Kryeministri Rama tha që unë jam lypësi më i mirë ndër shqiptarët, në kontekstin e sigurimit të vaksinës dhe arriti të sigurojë dozat e para. A mendoni se opozita është duke e sulmuar në mënyrë më agresive se ç‘duhet?

Kryemadhi: Së pari, Shqipëria nuk ka nevojë për lypës, sepse shqiptarët paguajnë taksa, çdo ditë, edhe pse pandemia dhe sistemi, ky lypësi ua mbylli bizneset. Edhe pse u tha që do t’ju japë paketën ekonomikë, akoma s’ka shpërndarë të parën, e imagjino më të dytën e të tretën, ndërkohë që Kosova po shpërndan paketën e tretë.

Ky nuk ka pse të thotë lypës, sepse ky të mos i japë paratë koncesionarëve dhe miqve të vet, por të blejë vaksinën, sepse e ka për detyrë ta bëjë. Shqiptarët paguajnë sigurime shëndetësore, shqiptarët paguajnë taksa, shqiptarët paguajnë çdo detyrim, dhe ky nuk mund të justifikohet sikur është lypës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2021, 20:29

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka treguar se cilët do të jenë drejtuesit politikë në qarqe të partisë së saj ...