Politike

“Duhet të tregohet  origjina e vaksinës”/ Kryemadhi: Procesi i vaksinimit propagandë për të fshehur keqmenaxhi

18 Janar 2021, 20:37 Nga DOSJA
“Duhet të tregohet  origjina e vaksinës”/ Kryemadhi:

TIRANË– Kryetarja e Partisë Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur për procesin e vaksinimit kundër Covid-19. E ftuar në emisionin  “5 Pyetje nga Babaramo” ka thënë se qeveria po bën propagandë për të fshehur keqmemnaxhimin e pandemisë, duke shtuar se nuk ka pasur një transparencë se nga ka ardhur vaksina kundër sëmundjes vdekjeprurëse.

Me shpirt do të doja ta mbaronte për 14 ditë jo për 14 muaj. Me 900 vaksina si do të vaksinojë ky për 14 ditë të gjithë popullatën. Në një javë janë bërë vetëm 400 doza. Historia sikur Shqipëria po buzëqesh sipas Ramës nuk është gjë tjetër veçse buzëqeshje trishtimi dhe propagande dhe vazhdim i fasadës së një godine të kalbur. Kjo pandemi për të cilën ne pi flasim ka mbyllur mbi 9000 biznese. Ne mbajmë vendin e parë për mbylljen e bizneseve dhe keqmenaxhim të situatës. Janë 72 mijë vende pune të humbura që nga mbyllja e parë. Kemi parë atë shëmtirë se si është keqmenaxhar kjo pandemi. Procesi vaksinimit duhet të tregojë origjinën e vaksinës dhe nga e ka marrë. Këtë marrëveshje konfidencialiteti ta tregojë brenda institucioneve përkatëse, pasi ne nuk e dimë se deri ku shkojnë këto marrëveshje konfidencialiteti dhe këto marrëdhënie të Ramës kanë treguar se kalojnë përtej sigurisë së shtetit Kryeministri Rama tha që unë jam lypësi më i mirë ndër shqiptarët, në kontekstin e sigurimit të vaksinës dhe arriti të sigurojë dozat e para. A mendoni se opozita është duke e sulmuar në mënyrë më agresive se ç‘duhet? Së pari, Shqipëria nuk ka nevojë për lypës, sepse shqiptarët paguajnë taksa, çdo ditë, edhe pse pandemia dhe sistemi, ky lypësi ua mbylli bizneset. Edhe pse u tha që do t’ju japë paketën ekonomikë, akoma s’ka shpërndarë të parën, e imagjino më të dytën e të tretën, ndërkohë që Kosova po shpërndan paketën e tretë. Ky nuk ka pse të thotë lypës, sepse ky të mos i japë paratë koncesionarëve dhe miqve të vet, por të blejë vaksinën, sepse e ka për detyrë ta bëjë. Shqiptarët paguajnë sigurime shëndetësore, shqiptarët paguajnë taksa, shqiptarët paguajnë çdo detyrim, dhe ky nuk mund të justifikohet sikur është lypës.”, tha Kryemadhi.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2021, 20:29

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka treguar se cilët do të jenë drejtuesit politikë në qarqe të partisë së saj ...