Politike

Marrëveshja e Shqipërisë me Greqisë, Yuri Kim: Gëzohem kur miqtë tanë punojnë së bashku për të zgjidhur problemet e p

18 Janar 2021, 20:19 Nga DOSJA
Marrëveshja e Shqipërisë me Greqisë, Yuri Kim: Gëzohem

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes vendit tonë dhe Greqisë, për forcimin e bashkëpunimit kufitar. Në një psotim që ka bërë në rrjetet sociale, Kim shkruan se marrëveshja e ditës së sotme është një hap pozitiv, sakaq shton se gëzohet kur miqtë punojnë së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta.

“Marrëveshja e sotme mes Shqipërisë dhe Greqisë është një hap pozitiv. Kontrolli më i mirë i kufirit forcon sigurinë e të dy vendeve dhe rajonit. Gëzohem të shohim miqtë tanë duke punuar së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta,” shkruan Kim në Twitter.

Greqia dhe Shqipëria ka arritur një marrëveshje për të pasur një mision të përbashkët për të parandaluar fluksin e emigrantëve dhe trafiqeve të drogës apo mallrave të paligjshëm në kufi. Palët kanë rënë dakord për të pasur një qendër të përbashkët ku do të punojnë së bashku shqiptarë dhe grekë, ndërsa qendra do të vendoset në kufirin territorial të Greqisë. Kjo qendër pritet të vihet në testim për rreth një muaj dhe tashmë përveç Frontex do të ketë kontrolle të shtuara në kufi nga të dy palët, si ato greke edhe ato shqiptare.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kufiri greqi shqiperi yuri kim kufiri greqi shqiperi yuri kim

Sondazh

Poll