Politike

“Harrojeni që do abortoj”/ Nora Malaj rrëfen sa vuajti nga rubeola kur ishte shtatzënë, dilema e jetës kur ndjeu djalin

18 Janar 2021, 19:50 Nga DOSJA
“Harrojeni që do abortoj”/ Nora Malaj rrëfen sa vuajti nga

TIRANË– Nora Malaj ka rrëfyer se si e ka kaluar me vështirësi sëmundjen e rubeolës gjatë shtatëzanisë.

E ftuar në “Rudina”, Malaj shtoi se gjatë shtatzënisë me djalin e saj Dritanin, i cili disa ditë më parë ka festuar ditëlindjen e 31-të ka qenë e sëmurë.

Ajo kujton se në atë kohë u gjend mes dilemës së madhe për të mbajtur apo për ta abortuar fëmijën, pasi rubeola dihet që është një sëmundje ngjitëse. Në fund, Malaj shtoi se edhe pse 24 vjeçe, e ndërmori hapin për të mbajtur të birin dhe ia doli.

Pjesë nga rrëfimi i Nora Malajt:

Periudha e shtatzënisë sime ishte paska ndryshe. Në ’89-ën unë ngela shtatzënë, ishte një gëzim shumë i madh sepse në familjen tonë bashkëshorti im është djalë i vetëm dhe sigurisht donin që të kishim një djalë. Muaji i parë dhe i dytë është ai fillimi i shqetësimeve dhe në fillim të muajit të tretë mua më kap rubeola. Në listën e ministrisë së asaj kohe por edhe në përgjithësi në instancat e aspektit të mjekësisë, njihet që rubeola është një sëmundje ngjitëse e cila në një mënyrë apo tjetrën, virusi krijon probleme në drejtim të fëmijës dhe të zhvillimit të tij, sidomos të aspektit psikik dhe të formës së realizuar.

Mjekët u shqetësuan, ishte e vetmja sëmundje dhe 2-3 të tjera që ishin futur tek lista në rastet kur abortohej, se atë here nuk lejohej të abortoje dhe ishte me ligj dhe duhej patjetër të kaloje një kalvar të gjatë mundimesh. Në atë kohë konsulta, detyrimi për të shkuar, detyrimi për të bërë analizat, ishte edhe nëse ti nuk shkoje, vinte mjekja e cila merrej me rritjen e fëmijës që të bënte kontrollet për të plotësuar gjithë kartelën për të parë çfarë ndodhte, si ndodhte etj.

Filloi dilema e madhe dhe e tmerrshme sepse  sigurisht unë nuk kisha këtë dije që kam sot dhe më kujtohet atëherë që ishte një situatë kur unë punoja në shtëpinë botuese dhe po merresha me redaktimin e vëllimeve që quhen parimet e mjekësisë së përgjithshme. Natyrisht nuk kuptoja shumë nga mjekësia, por ajo më bëri që të hyja dhe të shikoja çfarë po ndodhte. Debati ka qenë shumë i madh në shtëpinë time, ne kemi dy mjekë, dajën e bashkëshortit tim, doktor Xhemilin. Njëra palë thoshte ta dështojmë, tjetra thoshte ta mbajmë. Të gjithë më shihnin mua, unë isha 24 vjeç dhe nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte, por mëmësia më thërriste shumë fort dhe më thoshte unë nuk do ta marr këtë hap.

Dy debatet i kishim me dajën i cili ishte pro meje dhe doktor Selfo Batallin që nuk jeton më por ka qenë një nga mjekët më të mirë që kemi patur që dhe atë e kishim doktorin e shtëpisë sepse e kishim dhëndër në familje. Që të dy këta thoshin që ti Nora do ta bësh dhe madje Selfoja më kishte përcaktuar datën që do ta lindja në 11 Janar dhe unë u vonova vetëm 1 ditë në 12.

Pala tjetër ligjore më thoshte duhet sepse kjo lloj sëmundje nxjerr anomali të tjera të mëdha. Në atë periudhë doktor Halim Kosova sapo mori ekon e parë. Shkova për të bërë ekon dhe më thotë doktor Halimi: Nora në të përgjithshmen nuk ka probleme dhe më duket se kemi tendencën për ta bërë dhe djalë, por unë nuk të marr dot përsipër. Do të provojmë deri në muajin e 6 dhe pastaj e shohim nëse kemi probleme atëherë do ta dështojmë.

Tani imagjinoni për një moment veten se si ti do marrësh këtë akt që quhet në thonjëza të vrasësh dikë. Në muajin e 4-të unë ndjej Dritanin duke lëvizur. Unë ditë mora vendim, thashë harrojeni që unë këtë fëmijë do ta heq. Këtu filloi kalvari i mundimeve të mia dhe të të gjithë pjestarëve sepse njëri thotë do dalë kështu, tjetër thoshte do dalë ashtu. Nuk lashë libër pa lexuar dhe ishte një situatë tmerr i paparë. Po tmerri nuk mbaron këtu. Tmerri mbaronte dhe me përgatitjet se çfarë do ndodhte me bebin kur të dilte në jetë sepse ishte periudha më e keqe e të gjitha problematikave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nora malaj nora malaj

Sondazh

Poll