Politike

Sulmet e Ramës ndaj LSI, Kryemadhi: Ne jemi frika më e madhe e Kryeministrit, tenton të na censurojë në media

18 Janar 2021, 20:46 Nga DOSJA
Sulmet e Ramës ndaj LSI, Kryemadhi: Ne jemi frika më e madhe e

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka komentuar sulmet e Kryeministrit Rama nda partisë së saj. E ftuar në emisionin  ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Kryemadhi tha se Rama i sulmon pasi sipas saj i ka frikë duke shtuar se krequ i qeverisë tenton që ta mposhtë partisë e saj me censurime në media. Ndërkohë ajo ka komentuar edhe deklaratën e se opozita nuk është gati të vijë në pushtet duke thënë se kjo është  propagandë të qeverisë.

“Rreziku i Ramës është LSI dhe kërkon të defaktorizojë LSI-në dhe mënyra se si po tentojnë ta censurojnë LSI tregon frikë nga ne. Normal që mund të mbyllsh një ekran apo portal të LSI por jo komunikimin derë me derë dhe shtrëngimin e  duarve me njëri tjetrin që është fushata më e mirë. Kjo është një propagandë e Ramës. Atij nuk i përgjigjet administrata dhe të punësuarit e tij. Nuk mund të detyrosh ti një punonjës të administratës dhe ti marrësh në telefon që të shkosh në fushatë apo mbledhje”, tha Kryemadhi

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2021, 20:29

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka treguar se cilët do të jenë drejtuesit politikë në qarqe të partisë së saj ...