Politike

LSI e PS në lista të ndryshme/ Kryemadhi: Basha nuk është shkëputur nga unë dhe as anasjelltas, është strategji për të

18 Janar 2021, 20:40 Nga DOSJA
LSI e PS në lista të ndryshme/ Kryemadhi: Basha nuk është

TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka thënë se ajo nuk është shkëputur nga Kryedemokrati Lulzim Basha.

E ftuar në emisionin  ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Kryemadhi ka thënë se fakti që LSI-ja do të dalë në zgjedhjet e 25 prillit në një listë më vete, nuk do të thotë se opozita është e përçarë. Sipas saj, kjo është një strategji për të maksimalizuar votat në zgjedhje.

“280 kandidatë marrin më pak vota se 140 deputetë?. Ka të bëjë me sjelljen e zgjedhësit. LSI është parti që merr vota të majta, Basha nuk është shkëputur nga Kryemadhi dhe as anasjelltas. Votat e Bashës dhe PD janë të djathta, ashtu si votat e LSI dhe të partive të majta janë vota që kanë të bëjnë me sjelljen e majtë. Ne jemi dakord, që kemi një pikë të panegociueshme, që është largimi i Ramës, si i gjejmë taktikat, jo vetëm në kalkulim votash apo mandatesh, është një strategji, jemi drejt një unifikimi të një liste. Basha po shkon drejt unifikimit dhe ne ndërkohë të unifikimit të listës së LSI, të gjithë jemi në terren për të marrë votat dhe për ta përkthyer këtë në numër mandatesh”, tha Kryemadhi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2021, 20:29

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka treguar se cilët do të jenë drejtuesit politikë në qarqe të partisë së saj ...