Politike

Blerja e vaksinës, Kryemadhi: Rama e ka detyrim, të mos i japë paratë me koncesione tek miqtë e tij, shqiptarët paguajnë

18 Janar 2021, 20:23 Nga DOSJA
Blerja e vaksinës, Kryemadhi: Rama e ka detyrim, të mos i japë

TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste, Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e Kryeministrit Edi Rama për marrjen e vaksinës. E ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, Kryemadhi tha se kryeministri nuk ka pse të bëhet lypës pasi e ka detyrim të sigurojë vaksinën. Ajo tha se ai dhe qeveria e tij të mos i dërgojë paratë për koncesione pasi qytetarët paguajnë taksa por të sigurojë vaksinën.

Pyetje: Kryeministri Rama tha që unë jam lypësi më i mirë ndër shqiptarët, në kontekstin e sigurimit të vaksinës dhe arriti të sigurojë dozat e para. A mendoni se opozita është duke e sulmuar në mënyrë më agresive se ç‘duhet?

Kryemadhi: Së pari, Shqipëria nuk ka nevojë për lypës, sepse shqiptarët paguajnë taksa, çdo ditë, edhe pse pandemia dhe sistemi, ky lypësi ua mbylli bizneset. Edhe pse u tha që do t’ju japë paketën ekonomikë, akoma s’ka shpërndarë të parën, e imagjino më të dytën e të tretën, ndërkohë që Kosova po shpërndan paketën e tretë. Ky nuk ka pse të thotë lypës, sepse ky të mos i japë paratë koncesionarëve dhe miqve të vet, por të blejë vaksinën, sepse e ka për detyrë ta bëjë. Shqiptarët paguajnë sigurime shëndetësore, shqiptarët paguajnë taksa, shqiptarët paguajnë çdo detyrim, dhe ky nuk mund të justifikohet sikur është lypës.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll