Politike

18 Janar 2021, 20:29 Nga DOSJA

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka treguar se cilët do të jenë drejtuesit politikë në qarqe të partisë së saj në rrethe.

E ftuar në emisionin  ‘5 pyetjet nga Babaramo’, kryemadhi ka thënë se në Vlorë do të jetë Luan Rama, në LEzhë Agron Tusha, në Shkodër do të jetë Agron Çela, në Fier Kejdi Mehmetaj dhe Monika Kryemadhi, në Elbasan vetë Monika Kryemadhi, në Durrë sElona Guri dhe Bahri Shaqiri, në Berat janë Ardit Çela dhe Bernard Nona, në Gjirokastër Vangjel Tavo, në Dibër Hajri Laçi dhe në Korçë Endrit Brahimllari.

Ndërkohë ajo ka komentuar dhe largimet nga partia e saj ku theksoi se Nasip Naço dhe Lefter Koka nuk kanë qenë firmëtarë të LSI-së, por kanë ardhur thjesht si deputetë.

“Nuk ka gardë të vjetër e të re në LSI, ka themelues, kontribuues, anëtar partie, netëork siç e quan brezi i ri, gardë e vjetër në LSI do ta quaja si një lloj ai që do ta quajë veten, unë e di se ku doni të dilni, asnjëri nga ne nuk është i përjetshëm në LSI, ashtu sikurse është i domosdoshëm në LSI. Nuk ikin duke përplasur derën, asnjë njeri që bën tam tam sikur i ka bërë dëm LSi, duhet të shikojë veten pse LSI nuk e do më. në LSI secili duhet të kontribuojë dhe në bazë të kontributit apo angazhimit, Ardit Cela apo Elona Guri janë firmëtar, por Lefter Koka dhe Nasip Naco nuk janë firmëtarë të LSI, tani më thuaj kush është garda e vjetër. Kanë ardhur me postin e deputetit duke ia dhuruar votat  e LSI, LSI nuk e merr peng një njeri qoftë për të paguar haracet e familjes vet apo kreditë e bizneseve të tjera, ka mbaruar historia ku mundi i LSI të shkojë në bizneset personale. Nuk ka më njerëz që mendojnë për të ardhmen e vetë, kush nuk e pëlqen udhë, e mbarë inceneratorët kanë nevojë për lëndë të parë.”, tha Kryemadhi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll