Politike

Sulmet e Ramës ndaj BE, Basha: Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje e varfëri nuk ka faj Europa por Tirja i qeverisë

18 Janar 2021, 18:56 Nga DOSJA
Sulmet e Ramës ndaj BE, Basha: Për 8 vjet mashtrime, dështime,

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas sulmeve  të kryeministrit Edi Rama ndaj vendeve të Bashkimit Evropian, pasi nuk mbështetën Ballkanin Perëndimor me vaksinat anti-Covid.

Me anë të  një postimi në “Facebook”, Basha thekson se Rama po fajëson të tjerët për qeverisjen e tij dhe se Bashkimi Europian ka qenë pranë nesh në ditë të mira e të vështira.

Postimi i Bashës:

Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon, ka numrin më të lartë të qytetarëve që humbën vendin e punës, ka ndihmën më të vogël ekonomike që një qeveri ka dhënë për qytetarët e saj, ka hajdutërinë më të lartë në Europë ndërsa Tirja në krye të qeverisë si asnjë kryeministër tjetër vazhdon të sulmojë BE-në. Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve. Edhe një herë Rama fajëson të tjerët për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë. BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira. Mirënjohja e shqiptarëve nuk do të mungojë kurrë. Pas 25 prillit ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur drejt destinacionit tonë të vetëm që është integrimi në BE.

Ky reagim i Bashës vjen pasi në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, Rama sot tha se BE-ja nuk ka pytuer për askënd jashtë kufijve të saj lidhur me mënyrën e menaxhimit të shpërndarjes së vaksinave.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll