Bota

Mendoi se kamera ishte fikur, pedagogu në Itali kryen marrëdhënie me partneren gjatë mësimit online: Kishim muaj pa u taku

18 Janar 2021, 18:01 Nga DOSJA
Mendoi se kamera ishte fikur, pedagogu në Itali kryen

ITALI– Në pedagog në Urbino të Italisë ka dhënë dorëheqjen nga univeristeti pasi kreu marrëdhënie seksuale me partneren në sy të studentëve të tij.

Situata e pakëndshmë ndodhi teksa  profesori i Akademisë së Arteve të Bukura në Urbino, po zhvillonte mësim online me studentët, shkruajnë mediat italiane.

Ai vendosi një video për të përfunduar temën e mësimit të shpjeguar teksa filloi të kryente marrëdhënie seksuale me partneren e tij, duke menduar që kamera ishte e fikur.

Ngjarja ndodhi pak para Krishtlindjeve, por është bërë publike vetëm pak ditë më parë, kur dorëheqja e pedagogut u bë zyrtare.

Drejtori i Instuticionit arsimor, Luca Cesari, e konsideroi atë si “një profesor të shkëlqyer, shumë popullor dhe respektuar nga studentët.

Profesori u kërkoi falje duke thënë: “Unë do të dëshiroja të gjykohesha nga pikëpamja njerëzore, sepse nuk jam perver. Nuk e mendova që po shihesha online. Personin që ishte me mua nuk e kisha takuar prej muajsh për shkak të pandemisë. Një gjë e tillë nuk më kishte ndodhur kurrë dhe nuk do të ndodhë më kurrë. Isha i bindur se studentët po ndiqnin videon dhe mësimin.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni mesimi online pedagogu ne itali mesimi online pedagogu ne itali

Sondazh

Poll