Bota

“Do të shkojmë në referendum për tu bashkuar me Shqipërinë”/ Haradinaj prezanton programin e tij qeverisës: BE-ja duh

18 Janar 2021, 17:29 Nga DOSJA
“Do të shkojmë në referendum për tu bashkuar me

KOSOVË- Kreu i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka prezantuar sot programin qeverisës së partisë së tij. Gjatë fjalës së tij ai ka thënë se Bashkimi Evropian duhet që të bindë vendet e Evropës që të pranojnë pavarsinë e saj.

Më tej ai u shpreh se nëse kjo gjë nuk ndodhë atëherë ata duhet që të bëjnë një referendum për tu bashkuar me Shqipërinë si një shtet i vetëm. Ai gjithashtu ka thënë përmendur edhe fjalët e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili ka thënë se Kosova është në një konflikt të ngrirë.

Fjala e tij:

“Kam një pyetje të hapur për të gjithë ju. Çka ndodh pas katër ose pesë viteve nëse nuk ka progres në Kosovë, dhe duhet ta kuptoni saktë pse po e bëjë këtë pyetje. Nëse Kosova nuk është në dyert e NATO-së, e nëse Kosova nuk ka liberalizim të vizave nga BE-ja, nuk ka njohje nga pesëshja e BE-së dhe na mbajnë vjerrë si na kanë mbajtur deri tash, e nëse nuk jemi në dyert e OKB-së çka ma andej, a do ta pranojmë atë që janë munduar me më bindë mua se Kosova është e lodhtë, e dobët, nuk mund BE-n të ketë Ushtrinë, pavarësimin energjetik, ligjin për Trepçën, se duhet të ulemi ne dialog me u nda me Serbinë në mënyrë që çka të jetë me fitu pavarësinë. A duhet me pranu këtë epilog njëherë në Kosovë, dhe kush mund ta pranojë këtë epilog, dhe nëse jo, atëherë çka..? A duhet të pranojmë se jemi në konflikt të ngrirë siç po thotë Vuçiqi nganjëherë atje?.

Do të vjen ajo ditë që do të duhet me ditë presidenti i ri amerikan, kancelaria gjermane ose kancelarja ose kancelari i ri gjerman, se çka do t’i thonë Kosovës në vitin 2024, 2025, apo 2026, a kanë me i thënë rrini e pritni se kemi me bë diçka me juve. Nuk kemi me pranu me mbet as konflikt i ngrirë e as nuk kemi me pranu me na nda, por kemi me shku në referendum për bashkim me Shqipërinë, mbane mend këtë, jo se na po duam, por qe 20 vjet I kemi dhënë fjalën perëndimit që po duam me respektuar një vizion të përbashkët për një Kosovë euro-atlantike me hy në BE me shku në NATO, me u bë anëtare e OKB-së, me na njohë Serbia, dhe me dashtë BE-ja me i bindë pesë vendet me na njoh jo me na lënë kështu vjerrë gjatë, deshi Amerika na ndihmoi me marrë njohjen e Izraelit, ndërsa ku janë partnerët tanë evropian, pse na mbajnë kështu të izoluam, pse na lënë me pritë, e kohë pas kohe na thonë se e keni këtë faj e atë faj. A nuk pat asnjë faj Serbia dhe vendet tjera fqinjë, ata të përkryer apo? Nuk mund të rrimë vjerrë derisa dikush ta ketë disponimin me u kry çështja e Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”. Sipas vendimit të marrë, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zhvillohen në 14 shkurt.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll