Bota

Leonard Mulaku,15- vjeçari praktikant në zyrën e kancelare Angela Merkel anëtarësohet në LDK

18 Janar 2021, 17:48 Nga DOSJA
Leonard Mulaku,15- vjeçari praktikant në zyrën e kancelare

KOSOVË–  Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa  sot ka mirëpritur në zyrën e tij, 15-vjeçarin nga Gjermania, Leonard Mulaku, njofton Insajderi. Sipas një njoftimi nga LDK-ja, thuhet se  Leonardi  ka ardhur dje posaçërisht nga Gjermania për t’u anëtarësuar në LDK.

Gjatë takimit thuhet se u diskutua kryesisht për sfidat e të rinjve në Kosovë dhe programin e LDK-së. Leonardi është 15 vjeçari i cili u zgjodh praktikanti më i ri në moshë, pasi që ka qenë për disa kohë në zyrën e kancelares gjermane, Angela Merkel.

“Të rinjtë si Leonardi, janë prioritet i LDK-së, prandaj përvojat e tij janë të mirë se ardhura tek ne. Bashkë me të dhe me shumë të rinj, LDK po forcohet dhe do të vazhdojë të ofrojë hapësirën dhe qeverisjen më të mirë”, – thuhet në komunikatën e LDK-së.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora leonard mulaku anetaresohet ne ldk leonard mulaku anetaresohet ne ldk

Sondazh

Poll