Bota

OBSH-ja parashikon se vdekjet nga COVID-19 mund të arrijnë në 100,000 brënda javës

18 Janar 2021, 17:06 Nga DOSJA
OBSH-ja parashikon se vdekjet nga COVID-19 mund të arrijnë në

GJENEVË– Vdekjet globale nga COVID-19 pritet të arrijnë në 100,000 shumë shpejt, nga më shumë se 93,000 të raportuara javën e kaluar, tha të Hënën eksperti më i lartë i emergjencave i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryan.

Në një azhornim epidemiologjik të dhënë në mbledhjen e bordit ekzekutiv të OBSH-së, ai shtoi se rajoni i Amerikës përbënte rreth 47 përqind të vdekjeve aktuale. Në Evropë, rastet dhe vdekjet po stabilizohen, por në një nivel të lartë, raporton Reuters.

“Aktualisht situata jonë epidemiologjike është dinamike dhe e pabarabartë, është më e komplikuar nga variantet,”– i tha ai bordit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota raporti i obsh raporti i obsh

Sondazh

Poll