Bota

Tmerr në Prishtinë, një stacion policor përfshihet nga flakët 

18 Janar 2021, 17:17 Nga DOSJA
Tmerr në Prishtinë, një stacion policor përfshihet nga

KOSOVË- Një stacion policor në Prishtinë është përfshirë nga flakët. Lajmin e ka konfirmuar vetë zyra e policisë për mediat me anë të një deklaratë për shtyp. Në deklaratë thuhet se zjarri ka rënë rreth orën 13:00.

Pas disa minutash zjarri është vënë në kontroll nga zjarrëfikësit. Ai kishte rënë në arkivin qendror të policisë së zonës së Drenasit. Zjarri ende nuk dihet se nga kush është vënë apo arsyet që kanë çuar personin në këtë veprim.

“Rreth orës 13:00 është vërejtur një tym në zyrën e arkivit të stacionit policor në Drenas. Nga ana e zyrtarëve policor që kanë vërejtur tymin janë përdorur aparatet për shuarjen e zjarrit dhe njëkohësisht janë ftuar edhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar dhe policia ka filluar punën për evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar, si dhe po analizon rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e shkaqeve të zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

(I.A/dosoja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zjarr ne stacionin e policise zjarr ne stacionin e policise

Sondazh

Poll